Daniel Craig, aktori i famshëm britanik i cili ka interpretuar në disa filma personazhin e famshëm James Bond, deklaroi se dy vajzave të tij, 29 dhe 3 vjeç, nuk do t’i lërë trashëgimi.
Në një intervistë për “Candis Magazine”, Craig tha: “Një shprehje e vjetër thotë se kush vdes i pasur, ka dështuar në jetë.
Nuk më pëlqejnë fare trashëgimitë. Filozofia ime është që t’i shijoj paratë sa jam gjallë, ose t’i jap pak para se të vdes”.
Mendohet se pasuria e aktorit është rreth 160 milionë dollarë, por vajzat vështirë se do i shijojnë nëse aktori nuk ndryshon mendje.