Një gjarpër kobra që doli nga bagazhi i një taksie në Egjipt, hyri në kabinën e pasagjerëve dhe sulmoi shoferin e mjetit, duke shkaktuar përplasjen fatale dhe vdekjen e të pestë njerëzve që udhëtonin në të.
Gjarpri i rrezikshëm helmues mbahej në një kuti kartoni por kishte arritur të dilte prej saj e të kalonte poshtë sediljeve të taksisë. Ai kishte rrëshkitur më tej pranë pedalit të gazit të shoferit, dhe pasi ishte ndjerë i kërcënuar, e kishte sulmuar.
Vetë shoferi kishte braktisur mjetin në lëvizje me katër pasagjerët e tij brenda, por gjeti gjithsesi vdekjen. Taksia më pas ishte përplasur me barrierën e betonit të rrugës dhe me një automjet tjetër.
Gjatë hetimeve, familjarët e viktimave thanë se sikur shoferi që braktisi mjetin të mos kishte vdekur, do të akuzohej për vrasje të katërfishtë.