Procesi i Vettingut do të rinisë në Shtator. Janë 88 gjyqtarë dhe prokurorë që kanë mbetur pa dalë në Vetting dhe pas tyre vijnë ndihmësit ligjorë, për të cilët tashmë Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve ka hedhur shortin dhe ka nisur hetimet.
Shtatori në KPK nis me drejtuesin e Prokurorisë së Lushnjes Arben Dyla, i cili do të dalë në seancë dëgjimore në datën 7 shtator. Po në të njëjtn ditë me Vettingun do të përballet edhe gjyqtarja e Fierit, Adelina Zarka.
Kujtojmë se KPK, përgjatë këtij procesi ka kaluar përmes përplasjesh me Operacionin Ndërkombëtarë të Monitorimit.
ONM në disa raste ka dalë kundër vendimeve të KPK, çka ka çuar në reagimin e kësaj të fundit. Por, pavarësisht të gjithave zyrtarisht KPK, thotë se e vlerësojnë çdo rekomandim të ONM.
“Që prej konstituimit të tij në qershor të vitit 2017, ka pasur dhe vazhdon të ketë bashkëpunim të frytshëm me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, për të përmbushur misionin kushtetues të procesit të rivlerësimit në zbatim të ligjit nr. 84/2016 dhe në respektim të plotë të kuadrit procedural dhe kërkesave institucionale.
Për këtë qëllim, Komisioni ka vlerësuar dhe çmuar çdo rekomandim dhe opinion të vëzhguesve ndërkombëtarë, duke e konsideruar të rëndësishëm rolin e tyre kushtetues, në garantimin e një procesi rivlerësimi të drejtë e të pavarur, në funksion të rikthimit të besimit të publikut te organet e reja të drejtësisë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbetet i angazhuar për të ushtruar me paanshmëri, profesionalizëm dhe pavarësi detyrat dhe funksionet e ngarkuara me ligj, për të kryer këtë proces të rëndësishëm dhe historik për vendin”, thuhet në deklaratën e KPK-së për mediat, duke zbutur kështu përplasjet me ONM që në prag të pushimeve u bënë kryefjalë në drejtësi.
Nën hetime këshilltarët ligjorë
Vettingu, shkalla e parë, me dy standarte ose jo, deri më tani ka “hedhur në rrugë” 157 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa janë konfirmuar në detyrë 175 subjekte. KPK në 56 raste ka vendosur për ndërprerje të procesit, në 8 raste për pushime të procesit në 25 raste për përfundim procesi dhe tre vendime për pezullim nga detyra.
Në të njëjtin filtër pritet të kalojnë edhe 42 këshilltarë ligjorë në gjykata e prokurori, të cilët në të ardhmen mund të jenë kandidatë potencial për gjyqtarë dhe prokurorë.
Ndër emrat që është futur në listën për t’u hetuar është edhe ish-sekretarja e ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Elona Shehu e cila sot rezulton të jetë ndihmëse ligjore në Prokurorinë e Tiranës, do të japë llogari para Vettingut, njësoj si shefi i saj Llalla.
Të tjera emra që radhiten për t’u hetuar janë Sofia Zhila, Zhaneta Pira, të dyja isnpektore në ish-KLD, këshilltarë ligjorë të Gjykatës Kushtetuese apo asaj të Apelit.
Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” Komisioni vendosi shpërndarjen e çështjeve të subjekteve të rivlerësimit sipas nenit 3, pika 6, germa “d” dhe nenit 6 të rregullores “Për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”.
Lista e subjekteve të shortuar më 15.6.2021, është si më poshtë:
Dashamir Alsula Nd.ligjor në Prokurorinë e Përgjithshme
Sofia Zhilla Inspektore Ish-KLD
Aida Mërtiri Këshilltare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
Ermal Tauzi Këshilltar Ligjor në Gjykatën Kushtetuese Tiranë.
Kaliona Nushi Këshilltare në Gjykatën Kushtetuese Tiranë.
Zhaneta Pira Inspektor Ish-KLD
Gent Pejo Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Tiranë.
Donika Pahumi Nd.ligjor në Prokurorinë Tiranë.
Alma Tafani Nd.ligjor në Prokurorinë Tiranë.
Arjana Gaçi Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.
Jonida Kondili Këshilltar Ligjor në Gjykatën Kushtetuese Tiranë.
Jurgen Selimi Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Tiranë.
Spartak Mitrushi Nd.ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
Jorida Liko Nd.ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
Persand Tefa Nd.ligjor në Gjykatën e Rrethit Tiranë.
Eugen Papandile Këshilltar Ligjor në Gjykatën Kushtetuese Tiranë.
Anida Bica Nd.ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
Aulona Bodo Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.
Flamur Kolleshi Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.
Ornela Xhembulla Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.
Besmir Rrapaj Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.
Nertila Ndregjoni Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.
Gerti Shani Nd.ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
Alma Troshani Nd.ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
Laureta Ahmeti Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Tiranë.
Majlinda Tosku Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Tiranë.
Enida Lamçe Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Tiranë.
Monika Çuhadari Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.
Selami Zalli Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.
Laureta Nezaj Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.
Saimir Nafizi Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.
Majlinda Misko Nd.ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
Klement Kajana Nd.ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
Ornela Troplini Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Durrës.
Marjola Beluli Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Vlorë.
Olta Aliaj Nd.ligjor në Gjykatën Kushtetuese Tiranë.
Elona Shehu Nd.ligjor në Prokurorinë Tiranë.
Roland Agolli Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Durrës.
Ervin Aliu Nd.ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
Aneta Strakosha Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Tiranë.
Albana Palaj Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Shkodër.
Ervin Xhihani Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Korçë./m.j