Lefteris Pantazis ka qenë qershia mbi tortë e natës së parë në Festën e Birrës Korça. Pas Vikena Kamenicës dhe Devis Xherahut, ka qenë radha e këngëve greke për të ndezur skenën tek terminali i autobusave në Korçë.
Këngëtari ka qenë një ndër të ftuarit në natën e parë teksa Festa e Birrës ka startuar më së miri me pjesëmarrje masive.
Turistë nga Shqipëria dhe e gjithë bota janë ‘derdhur’ në juglindje për të festuar me birrë e këngë teksa ka pasur një interesim të jashtëzakonshëm për Birrën Korça deri në kalimin e pritshmërive për këtë vit.