Ish-Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani paralajmëron se do të rikthehet në vendin e tij. Ai mbron ende vendimin e largimit teksa thotë se u detyrua nga forcat e sigursë për të evituar gjakderdhjen.
Ghani gjithashtu thotë se nëse qëndronte do të ndodhte ajo që talebanët bënë në vitin 1996 kur ekzekutuan Presidentin e Afganistanit.
Po ashtu ai hedh poshtë akuzat e ambasadorit të Taxhikistanit se iku nga Afganistani me 169 milion dollarë duke deklaruar se kur u largua kishte vetëm rrobat e tij dhe madje nuk pati mundësi të tërhiqte as bibliotekën me libra.