“Sarajet e Toptanit” në qendër të Tiranës u përfshi nga zjarri mesnatën e mbrëmshme. Sipas policisë zjarri ishte i qëllimtë, ndërsa kamerat e sigurisë në zonë kanë kapur autorin, i cili vrapon pasi ka hedhur benzinë.
Një nga bashkëpronaret ka thënë për ABC se zjarri është vënë qëllimisht nga trashëgimtarët e tjerë për të ndërtuar pronare. Vjollca Shkreli thotë se prej 15 vitesh janë në konflikt me bashkëpronarët e tjerë të godinës, monument kulture.
“Burri im është trashëgimtar i Zija Toptanit. Kemi 15 vjet që jemi në gjykatë. Ne i disponojmë të gjitha lejet e ndërtimit. E kanë vënë qëllimisht zjarrin trashëgimtarët e Zija Toptanit. Kini kujdes sepse do digjet edhe muzeu etnografik. I vunë zjarr për të ndërtuar pallate.
Ne jemi në një konflikt me njëri-tjetrin me Rajmond Toptanin, që babai i tij ka lindur këtu dhe cuditërisht nuk do ta marrim. Kam dyshime, e kanë bërë trashëgimtarët e Zija Toptani me atë të Kosovave, nuk është dorë e shtetit,” thotë ajo.