Shërbimin Diplomatik të BE e gjeti me sa duket të papërgatitur marshimi i shpejtë i talebanëve dhe dorëzimi i shpejtë i qeverisë afgane.
Vetëm të enjten e kaluar, kryediplomati i BE, Josep Borrell shkroi, se talebanët duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve në Doha, të bien dakord për një armëpushim dhe një qeveri me pjesëmarrjen e të gjitha palëve. “Të shkruash këtë dy ditë para rënies së Kabulit, do të thotë të mos e njohësh gjendjen.
Presidenti i Parlamentit Europian kërkon një reagim të përbashkët të BE. Kush përndiqet, ai duhet të ketë mundësi të marrë azil”, tha David Sassoli. “Ne duhet t’i mbrojmë ata që kanë punuar dhe bashkëpunuar me ne, nuk mund t’i braktisim dhe t’u themi “Qëndroni dhe përballuni me hakmarrjen”.
Ne kemi përgjegjësi. Unë besoj se Komisioni Evropian mund të miratojë shpërndarjen e tyre të barabartë midis shteteve anëtare dhe kjo mund të bëhet shpejt”, deklaroi Sassoli. Afganistani ka nevojë për një zgjidhje politike të qëndrueshme që mbron të drejtat e grave dhe u lejon afganëve të jetojnë në siguri dhe dinjitet. Zëdhënësit për politikën e jashtme tek Partitë Popullore Europiane, paralajmërojnë, se duhen evakuuar njerëzit atje.
“Krahas forcave afgane të punës së Bundeswehrit, pishtarin e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut e kanë mbajtur edhe mjeket, kryebashkiaket, aktivistet për të drejtat e grave në Afganistan. Të Gjelbrit kërkojnë që BE të evakuojë të paktën 600 forca lokale bashkë me familjet e tyre të misionit të policisë së BE, EUPOL, të delegacionit të BE në Kabul, të misionit të ndihmës, ECHO.
Europa duhet të përmbushë përgjegjësinë për forcat lokale të misioneve të BE. Në vend të veprojnë shpejt, Komisioni i BE dhe qeveritë kombëtare grinden për kompetencat”, kritikon zëdhënësi i të Gjelbërve dhe eurodeputeti, Sven Giegold.