Situata e vështirë në Kabul ka mundësuar bllokimin e afganëve që priten të vijnë në vendin tonë. Për gati dy ditë me radhë fluturimi është shtyrë në kohë të ndryshme. Parashikimi i fundit ishte se avioni do të nisej dje nga Kabuli, për të mbërritur në Shqipëri pasdite, por sërish ka qenë e pamundur.
Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi ka ironizuar politikën shqiptare. Ai shkruan se ministrat u poqën në diell duke pritur të shfaqen si humanitarë në shpëtimin e tyre.
POSTIMI I MURRIZIT
A erdhen apo jo Afganet ,se na u poqen ministrat ne diell duke pritur qe te shfaqen si humanitare e shpetimtare te Tyre
Kane mbi nje vit ,qe dalin çdo 10 dite ne Rinas gati me shume se gjysma e qeverise per te pritur 2-3 tenxhere me vaksina
Tani kane nje jave me syte perpjete nga qielli dhe mezi po presin qe te vij avioni i pare me Afgane dhe te shfaqen si human dhe shpetimtare
Megjithese kane 30 vjet qe kane detyruar te largohen nga Shqiperia mbi 2 milion Shqiptare, nga qeverisja si hajdute te pa ngopur,prap duan patjeter qe bota ti shoh si “ human” ti lavderoj si te “ beses” e tu thote faleminderit qe jeni mender lepiresat me te medhenj te globit dhe servilet me te peshtire ndaj kujdo qe mund te ndikoj ne qendrimin ne pushtet
Dhe mos e prishni punen edhe me perfaqesues te “ tufes” tjeter
Kur ju marin ne tel nga USA ose BE-ja, i thoni qe ti bejne ndonje zile ose sms edhe ortakut tuaj te “ opozites” se i behet edhe atij qejfi, se edhe ai kenaqet kur e marin ne tel me prefiks jo Shqiperie
Ps: Ore se harrova. Nese ata te poshter talebane nuk e hapin aeroportin e Kabulit ose nuk lejojne qe te vijne Afgane ne Rinas, ikni nje rruge vete deri atje se me ju meren vesh kollaj talebanet se nje prerje jeni dhe mos e humbeni rastin kot
Kabuli eshte me afer se Nusreti ne Dubaj, keshtu qe çfar ju gjen?