Zv.kryeministri Erion Braçe ka dalë me një paralajmërim të fortë në rrjetet sociale, nisur nga aksidenti i rëndë që ndodhi dje në rrugën e Çermave, afër Proshkut, ku kanë mbetur të plagosur rëndë dy djem të rinj.
Teksa thotë se i njeh të plagosurit dhe shkaktarin e aksidentit, Braçe paralajmëron se nga sot rregullat do zbatohen me përpikmëri dhe tolerancë zero, ndërsa shton se “nuk e bëmë rrugën që të copëtohemi”.
Postimi i plotë:
NUK E BËMË RRUGËN QË TË COPËTOHENI!
Dje, si në kërë orë, në rrugen e Cermave, diku afër Proshkut, ka ndodhur ky aksident i tmerrshëm. Dy djem të rinj, të mirë e punëtorë, me motorr, po luftojnë për jetën, veçanerisht njëri ndër ta me demtime të rënda në kokë e shtyllë kurrizore.
Një burrë i mirë e punëtor që e njoh prej një jetë është në arrest. Pasojat janë këto që shihni këtu dhe ata të rinj ne spital.
Tani, përtej këtij aksidenti, rregullat në fuqi duke nisur nga mosha, kaska e shpejtësia etj, do zbatohen nga sot me përpikmëri dhe me tolerancë zero; Për makinat, për motorët, për njerëzit që i ngasin!
Rrugët dhe rregullat e qarkullimit në to bëhen për të lehtësuar lëvizjen dhe garantuar sigurinë! Kush do të bëjë ndryshe do përballet me ligjin. Jeta mbrohet nga rregullat e përbashtëta.