Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Livorno të Italisë, ku ka humbur jetën një 36 vjeçar shqiptar.
Viktima është Gazment Bushi, i cili po kalonte te vijat e bardha në rrugë dhe po shkonte për të blerë ujë, por u përplas për vdekje nga një automjet tip “Porsche”.
Makina drejtohej nga një 33 vjeçar, i cili ishte në gjendje të dehur. Edhe pse u dërgua menjëherë në spital, 36 vjeçari nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të marra. I njohur ndryshe si Gazi, 36 vjeçari punonte në kompaninë e ndërtimit të vëllait të tij, ndërkohë që la pas gruan me dy fëmijë të vegjël, një djalë 8 vjeç dhe një vajzë 8 muajshe.