Mihal Kokëdhima, biznesmeni nga jugu i cili që dy vite më parë “pushtoi” gjithë mediat vendase dhe ato rajonale për shkak se u ngjit në makinën e disa turistëve spanjollë dhe i kërcënonte, sepse pretendonet se ishin larguar pa paguar ka dalë sërish në skenë.
Në videon e publikuar së fundmi, Kokëdhima shihet se është përfshirë në një debat të fortë më disa pushues që i kanë zënë çadrat.
Qytetari i ofron para në këmbim të përdorimit të shezlonëve, por Kokëdhima u kërkon që të largohen që aty. Pushuesit këmbëngulin dhe i thonë se kanë lajmëruar edhe policinë, por Mihal Kokëdhima nuk tërhiqet.