Një student i cili aksidentalisht refuzoi vajzën që pëlqente në Tinder, e ka injektuar romancën përsëri online duke shkuar deri ne ekstrem për të gjetur të dashurën e zemrës.
Hayden Moll, nga Missouri, nuk u demoralizua kur shtypi padashje ‘refuzoj’ në rrjetin social “Tinder”, duke humbur një pretendente të mundshme si Claudia.
Studenti i çoi email çdo Claudia në Missouri në kampusin e saj universitar prej 23.000 studentesh, duke shpjeguar qëllimin ne emailit.
Dhe përpjekjet e tij nuk kanë shkuar dëm, pasi kërkimi i tij shkoi viral dhe gjeti Claudia Alley-n.
Ai shkroi: “Përshëndetje të gjitha Claudiave të shtetit Missouri (mendoj se mund të kem harruar ndonjërën dhe në qoftë se është kështu dikush të më ndihmojë). Së pari emri im është Hayden dhe kam bërë një gabim fillestari në Tinder. Unë rastësisht refuzova profilin e Claudia-s dhe unë me të vërtetë doja të pranoja”
Dhe emaili sigurisht mori vëmendjen e Claudias së saktë, ku studentja e befasuar shkoi në Twitter për të ndarë screenshots të përpjekjeve të tij.
“Ky djalë i ka shkruar çdo Claudia në Missouri për të më gjetur mua në Tinder’– shkroi ajo.
Ajo pastaj ndau dhe profilin e saj në Tinder për të provuar se ajo ishte me të vërtetë Claudia që ai kishte kërkuar.