Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur atyre që e kanë sulmuar për reagimin e djeshëm mbi debatin për këngëtarin Goran Bregoviç.
Rama është akuzuar se ka barazuar Bregoviçin me dua Lipën, gjë që sipas tij, nuk është e vërtetë.
“Një koment për komentet kinse të patriotëve.
Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të!
Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër!
Histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s’mund të jetë kurrë shembëlltyrë urrejtjen” – shkruan Rama.