Jack Wilshere, ish-futbollist i Arsenal ka këmbëngulur se ai ka ende ‘uri’ për të luajtur dhe për të gjetur një klub të ri pavarësisht se karriera e tij ka qenë e kushtëzuar nga dëmtimet.
Tani në moshën 29-vjeçare, kur lojtari duhej të prekte kulmin, e sheh veten pa skuadër dhe në dëshpërim për të kërkuar një ekip.
Dikur, mesfushori shihej si e ardhmja e futbollit anglez.Që në moshën 16-vjeçare do të mbërrinte në ekipin e parë të Arsenalit, duke shfaqur potencialin e tij.
Më pas karriera e mesfushorit vazhdoi te topçinjtë dhe në Kombëtaren e Anglisë, por duket se do të mbyllet shumë herët. Duke folur për “The Athletic”, lojtari zbuloi dëshpërimin e tij dhe djali i tij që është vetëm në moshën 9-vjeçare, e pyet vazhdimisht se përse nuk e dëshiron asnjë ekip.
“Fëmijët e mi e kuptojnë situatën time. Sidomos Archie, që është vetëm 9-vjeç. Ai flet me mau dhe më thotë: “Babi, pse nuk luan në MLS? Po përse nuk luan në La Liga? Ai e do futbollin dhe di gjithçka për të. Është pak e vështirë për mua dhe nuk di si t’ia shpjegojë.
Ai do të më thotë: “Si nuk ka një klub që të do ty?”. Unë nuk di si t’ia them. Ata kanë shokë në shkollë dhe ju e dini që fëmijët janë shpesh brutalë me fjalët e tyre: “Po babi jot, përse nuk po luan më? Nuk është i mirë ai?”, ka thënë Wilshere.