Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se Najada Çomo ka hequr dorë nga mandati i deputetes.
Sipas Kodit Zgjedhor, Çomo, e cila mbante numrin dy në listën e socialistëve të 25 Prillit, do të zëvendësohet nga kandidatja grua pasuese në listë me numrin më të madh të votave.
Kandidatja e cila vjen e para në listën e socialistëve dhe që ka mbledhur më shumë vota është ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Në një prononcim për FaxNews, Mimi Kodheli me një përgjigje diplomatike dhe jo të drejtpërdrejtë la të kuptonte se do ta merrte mandatin e deputetit.
“Sipas Kodit Zgjedhor më takon mua“, u shpreh Kodheli.
Ndërsa nëse Mimi Kodheli vendos të refuzojë mandatin, atëherë ai i shkon kandidates Dallëndyshe Bici.