Edhe pse pas Luftës së Dytë Botërore, Amerika premtoi se nuk do të ndërtonte shtete klienteliste, realiteti sot është i ndryshëm. Ndërkohë që forcar armike po pushtonin krahinën pas krahine, ushtarët e qeverisë hoqën uniformat dhe vrapuan. Në letër ushtria kishte qindra mijëra luftëtarë të pajisur mirë. Në realitet, komandantët dhe gjeneralët hisnin në tregun e zi armatimet e ushtrisë.
Forcat speciale luftuan mirë, por batalionet e ushtrisë shpesh komandoheshin nga të afërmit e paaftë të politikanëve. Ushtarët nuk u paguan pasi zyrtarët vodhën buxhetet ushtarake. Qytetarët qëndruan besnikë ndaj familjeve dhe klaneve të tyre, por jo ndaj një qeverie të korruptuar.
Kur ata u larguan, ajo ra sa hap e mbyll sytë. Po kështu ndodhi me Vietnamin e Jugut në vitin 1975, Ngjashmëritë midis dy rënieve janë të habitshme. Ato shkojnë përtej dështimeve të shërbimeve secrete.
Në fund, të dyja shtetet ranë pasi ishin gërryer nga korrupsioni, një sëmundje e lashtë e qeverisjes, ndaj së cilës janë të prirura të infektohen të gjitha projektet amerikane të ndërtimit të kombit. (Mendoni gjithashtu rastet e Irakut, Kosovës, Bosnjës dhe Haitit).
Dikur analistët e konsideronin korrupsionin si një çështje të vogël. Por tani shumë prej tyre e shohin atë si vendimtare për të kuptuar jo vetëm pse dështojnë përfaqësuesit e Amerikës në këto shtete, por mënyrën sesi funksionojnë shtetet në përgjithësi.
Korrupsioni përkufizohet zakonisht si abuzim me postin publik për përfitime private. Forma e tij më e thjeshtë është ryshfeti, që në Afganistan është i kudondodhur. “Nga certifikata e lindjes dhe deri në certifikatën tuaj të vdekjes, dhe çfarëdolloj gjëje që ndodh midis, ju në njëfarë mënyre duhet të jepni ryshfet në këtë vend”-thotë Ahmad Shah Kataëazai, një ish-diplomat afgan.
Kataëazai u përjashtua nga shërbimi pasi shkroi një koment në media që denonconte korrupsionin qeveritar. Zyrtarët e doganave, policia dhe nëpunësit kërkojnë rregullisht“bakshish”. Kur talebanët po përparonin me shpejtësi drejt Kabulit javët e fundit, pagesa e nevojshme për të marrë një pasaportë të re, që të jep mundësinë të largohesh nga vendi u rrit në mijëra dollarë. Por ryshfeti në sasi të vogla parash,është lloji më pak kërcënues i korrupsionit.
Më shqetësues janë vendimet e qeverisë për investime të mëdha, të cilat kërkojnë dhënien e një pjese të parave ministrave apo komandantëve lokale të luftës. Më keq akoma:një vend pune në postet qeveritare që kanë një qasje të madhe tek ryshfeti,është në vetvete një mall i vlefshëm.
Siç zbuloi Sarah Chayes, eksperte politike, kur drejtonte një OJQ në Afganistan në vitet 2002-2009, shpesh zyrtarët lokalë i blejnë vendet e tyre të punës. Pastaj ata detyrohen që të marrin ryshfete, për të paguar investimin e tyre, ndërsa u dërgojnë eprorëve të tyre një pjesë të përfitimeve.
Një korrupsion i tillë krijon rrjete patronazhi, të cilat e kërcënojnë integritetin e shtetit. Synimi kryesor i zyrtarëve, nuk është kryerja e misionit të agjencisë së tyre, por zhvatja e të ardhurave për t’ua shpërndarë familjeve dhe miqve të tyre.
Edhe para se ta pushtonte Amerika, Afganistani drejtohej pjesërisht nga rrjete patronazhi të drejtuara nga kryekomandantë rajonalë. Megjithatë, në vend se të shpërbëheshin këto rrjete, Amerika i forcoi ata duke paguar komandantët e luftës për të ruajtur paqen.
Kjo sipas raporteve të Inspektorit të Përgjithshëm Special për Rindërtimin e Afganistanit (SIGAR), një autoritet mbikëqyrës i SHBA-së. Afganët u zemëruan shumë shpejt për shkak të korrupsionit qeveritar dhe u bënë më mikpritës ndaj talebanëve.
Një studim në vitin 2015 nga organizata “Transparency International”citoi deklaratën e një politikë-bërësi afgan:“Djemtë në fund po dërgojnë para në krye të sistemit, dhe djemtë në krye po dërgojnë mbrojtje atje poshtë, kjo është edhe mënyra se si funksionon një mafie”.
Vetëm në vitin 2009, Amerika i kushtoi vëmendje serioz korrupsionit. Zonja Chayes u bë këshilltare e Stanley Mcchrystal, një gjeneral reformist që më pas drejtoi ISAF, koalicionin e forcave të udhëhequra nga NATO në Afganistan.
Një njësi hetimi e ISAF e njohur si Shafafiyat (‘transparencë’ në gjuhën pashtune), u krijua nën drejtimin e H.R.McMaster, që më vonë shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare të spresidentit Trump. Kjo njësi bëri hapa para në ndalimin e abuzimeve me prokurimet publike. Por nën komandantët pasues, puna e Shafafiyat u sabotua. Në kohën e ofensivës përfundimtare të talebanëve, shteti afgan ishte bërë aq shumëi korruptuar, saqë shumica e guvernatorëve të tij arritën marrëveshje me xhihadistët për të ndërruar anë. Ushtria afgane ishte në një gjendje shumë të keqe për të luftuar kundër tyre:shifrat e saj u rritën nga “ushtarët fantazmë”, nga rekrutët e listuar fiktivisht në listën e pagave, në mënyrë që komandantët të mund të vidhnin pagat e tyre.
Amerikanët që kanë sot një moshë të caktuar, mund ta mbajnë mend mirë termin “ushtarë fantazmë” nga koha e Luftës së Vietnamit, ku komandantët e korruptuar përdornin të njëjtin sistem korrupsioni. Ndoshta një e katërta e emrave në listat e ushtrisë së Vietnamit të Jugut (ARVN) në Deltën e Mekongut në vitin 1975 ishin fiktiv.
Disa oficerë të ARVN ishin biznesmenë të shkëlqyer. Një kolonel i Vietnamit të Jugut porosiste pa arsye municion artilerie, në mënyrë që t’i përdorte predhat për skrap. Ashtu si në Afganistan, forcat policore dhe ato ushtarake përfituan nga trafiku i heroinës.
Në fakt, përfundimet e një raporti të vitit 1978 mbi rënien e Vietnamit të Jugut nga RAND Corporation, një institut i sigurisë, janë shumë të ngjashme me raportin e fundit të SIGAR mbi Afganistanin, të publikuar më 31 korrik. Vietnamezët e Jugut besonin se korrupsioni ishte “një sëmundje themelore, e cila ishte kryesisht përgjegjëse për kolapsin përfundimtar”, thuhej në raportin e RAND.
Problemi ishte thekuar në Vietnam nga oficerët që në fillim të viteve 1960. Atëherë, pse Amerika refuzoi ta trajtonte atë si një çështje serioze kur pushtoi Afganistanin disa dekada më vonë? Një përgjigje,është se kjo gjë do të kërkonte një ndryshim të perspektivës. Gjatë2 dekadave të fundit, shumë studiues e kanë parë korrupsionin si një formë të qeverisjes në vetvete. Ajo i ngjan shteteve para-moderne, të cilat politologu i njohur amerikan Francis Fukuyama,i quan qeveri “personaliste”, ku pushteti bazohet tek lidhjet e familjes ose miqësisë dhe jo tek institucionet jo personale.
Shtete të tilla merren kryesisht me qetësimin e komandantëve të armatosur, duke iu dhënë atyre një pjesë të‘plaçkës’ ekonomike. Ky përshkrim vlen po aq mirë për mafien, sistemet feudale siç janë ato të Evropës mesjetare, dhe regjimet e kryekomandantëve në Vietnamin e Jugut dhe Afganistan.
Shtete të tilla mund të jenë mjaft të qëndrueshme. Por atyre u mungon besnikëria dhe kohezioni i nevojshëm për të mposhtur një kryengritje ideologjike të disiplinuar, siç janë komunistët vietnamezë apo talebanët. Një problem tjetër,është se ndërhyrjet amerikane u udhëhoqën nga forcat e armatosura, të cilat janë të njëanshme drejt një raportimi optimist dhe strategjie afatshkurtër.
Oficerët ushtarakë janë tejet të fokusuar në ndërmarrjen e verimeve brenda kohëzgjatjes së komandës së tyre 9-mujore, gjë që nuk është e përshtatshme për adresimin e problemit të korrupsionit”- thotë Mark Pyman i “CurbingCorruption”.
Pyman thotë se në fillim të pushtimit, ushtarakët mburreshin se i kishin qetësuar rajonet e tyre përmes pagesave të majme ndaj komandantëve lokal të luftës.
Kjo gjë çon në një problem tjetër: shpenzimi i shumë parave në vendet e varfra shkakton korrupsion. Si në Vietnamin e Jugut ashtu edhe në Afganistan, një fluks i madh dollarësh amerikanë, shkaktoi një rritje të inflacionit, duke zhvlerësuar ndjeshëm fuqinë blerëse të pagave në sektorit publik.
Afganistani, me një PBB prej rreth 20 miliardë dollarësh në vitin 2020, mori 145 miliardë dollarë ndihma nga SHBA gjatë viteve 2001-2021. Inflacioni në vitet 2003-2008 ishte mesatarisht 17.5 në vit. As qeveria afgane nuk kishte kapacitet e duhura për të mbledhur taksa të mjaftueshme për pagat e ushtarëve dhe nëpunësve civilë.
Amerika është njëkohësisht ndër kombet më të pasura dhe më idealiste në botë, dhe në një moment ndoshta do të vendosë të shpëtojë një vend tjetër të përvuajtur. Por nëse nuk mëson se dollarët nuk mund të ndërtojnë vetvetiu një qeveri të vërtetë, ajo mund të përfundojë duke krijuar një tjetër shtet prej letre.(SI)