Pas një mungese të gjatë, që pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shfaqur mbrëmjen e djeshme në kampin e Jalës.
Në natën e tretë të organizimit të kampit veror të kthyer tashmë në traditë nga LRI prej disa vitesh, Kryemadhi nuk zgjodhi që të flasë para të rinjve, por fjalimi me superlativa i Ardit Çelës e përloti nga elozhet i nipit të Fuat Çelës
“Kam një falenderim të jashtëzakonshëm për Monika Kryemadhin sepse këto zgjedhje bëri një revolucion të vërtetë duke i dhënë hapësirë, jo se nuk e kemi pasur përpara, por këtë radhë ka qenë revolucion në drejtim të hartimit të listave dhe kjo ka një meritë falë zonjës Kryemadhi.
Ka pasur ngarkesa më shumë sesa i kanë takuar. Ajo ka qenë aty rrufepritëse e të gjitha atyre gjërave që kemi pasur mangët. Ne nuk jemi dorëzuar, do të vazhdojmë” tha Ardit Çela.