Aksidenti i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:30 në afërsi të zonës së quajtur Qafë-Muzinë.
Sipas policisë, një fuoristradë tip “Land Rover” i ka prerë rrugën furgonit të linjës Tiranë-Sarandë, e për pasojë janë përplasur.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.
Njoftimi paraprak i policisë Gjirokastër:
Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P. Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.
Për pasojë kanë humbur jetën 5 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.