Përballë Blendi Fevziut edhe këtë herë Fatos Nano nuk e ka pasur shumë të lehtë. Ai është detyruar të tregojë një nga intervistat dhe daljet e tij më të vështira televizive.
Për këtë pjesë, ish-Kryeministri ka thënë se intervista e tij më e vështirë ka qenë ajo e 18 tetorit 2001.
Në këtë intervistë Nano ka shpallur ndarjen nga ish-bashkëshortja, Rexhina dhe lidhjen me Xhoanën disa kohë më pas. Ishte konsumim i martesës së parë me ish-bashkëshorten Rexhina dhe që për fat të mirë i kemi dhënë një zgjidhje që na mundëson të marrim frymë lirisht. Kemi dy familje…por që komunikojmë”, tha Fatos Nano.
Sa i takon punës së tij në politikë, ai rrëfen se nuk është bërë pishman dhe se mendon që e ka bërë mirë deri diku. Ç’a mund të bëja tjetër… Mund të them se nuk e kam bërë keq punën, e kam bërë me shumë dashuri. Ka patur pasion më të madh politika asokohe”, – tha Nano.