Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ishte vet e pranishme sot në orët e para të mëngjesit në aeroportin e Rinasit për të pritur grupin e 120 afganëve që mbërritën në vendin tonë.
Ambasadorja Kim thekson se populli shqiptar edhe njëherë u ofron mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojë të madhe, e shton se SHBA-të janë krenare që kanë Shqipërinë mik dhe aleat.
Postimi i Ambasadores Yuri Kim:
@xhacka_olta & Unë mirëpritëm grupin e parë të afganëve që kërkonin strehim të përkohshëm në Shqipëri. Siç kanë bërë gjithmonë, populli i Shqipërisë edhe një herë u ofron mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojë më të madhe. Ne jemi krenarë t’ju quajmë një mik dhe aleat. Faleminderit.