Zyrtarizohet një nga lëvizjet më të mëdha të kësaj merkatoje verore. Cristiano Ronaldo kalon te Manchester United, klub me të cilin ka luajtur në periudhën 2003-2009.
Klubi anglez postoi në rrjetet sociale kolazh fotosh të CR7, me frazën “Mirësevjen në shtëpi”.
Sipas mediave britanike, ishte telefonata e Sir Alex Ferguson ajo që bindi 36-vjeçarin të zgjidhte United përpara Manchester Cityt.