Ka mbërritur mbrëmjen e sotme avioni me 95 pasagjerë 2 prej tyre foshnje direkt nga Kabuli. Ky është grupi i dytë me afganë që vijnë në Shqipëri, pas grupit të parë prej 121 personash që mbërriten mëngjesin e së premtes.
Refugjatët afganë u pritën në aeroportin “Nënë Tereza” nga ministrja për evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim.
Fillimisht qytetarët afganë do t’i nënshtrohen kontrolleve mjeksore, ku më pas pritet të strehohen përkohësisht në konviktet e Qytetit Studenti.
Gjithashtu edhe R60 qytetarë afganë kanë mbërrritur me avionin e tretë në orët e para të mëngjesit të së shtunës në aeroportin “Nënë Tereza”, të cilët u pritën nga Kryeministri Edi Rama. Në pritje t refugjatëve nga afganistani ishte edhe minstrja Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim.
Siç është vepruar tashmë edhe me grupet e tjera, qytetarët do t’i nënshtohen kontrolleve mjeksore në Rinas dhe më pas do të strehohen përkohësisht në vendin tonë.