Nënës së Kristit, Prenda i dorëzohet Flamuri i Ushtrisë Amerikane. Ky nderim u rezervohet familjeve të ushtarakëve të rënë në luftë dhe ish ushtarakëve që kanë kryer me nder shërbimin ndaj SHBA.
”Në emër të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe një kombi mirënjohës, ju lutemi pranoni këtë flamur si një simbol të vlerësimit tonë për shërbimin e nderuar dhe besnik të Kristi Prelës ndaj SHBA.”
Kristi Gjelosh Prela (Ukcamaj) u përcoll me nderime të mëdha.
Por kush ishte Krist Prela Ukcamaj?
Kristi mbaroi shkollën katolike të mesme në Staten Island, New York. Pasioni i tij ishte gjithnjë sporti dhe ushtria. Gjatë rrugëtimit të shkurter jetësor, Kristi ishte një nga talentet më të spikatura të basketbollit. Ai ishte kampion! Në media cilësohej si një talent me një mundësi të lartë për tu përfshirë në klubet elite.
Fatkeqësisht gjatë një kampionati theu dorën dhe kështu edhe këtë oportunitet të madh, që ishte ëndrra e adoleshencës së tij.
Më pas ndoqi studimet në Mercy College dhe u aktivizua për disa vite në fushën ushtarake “National Guard” dhe sportit.
Këtë vit fitoi titullin nën/kampion në Florida në MMA (sportet marciale) dhe mori diplomën si tranier, dhe nisi të ushtronte të tjerët, në New York. Kristi po ushtronte shumë për tu bërë kampion në këtë sport, por rrugëtimi i tij u ndal. Tragjikisht!
Kristi krijoi një familje, që e donte shumë dhe la pas një djalë si yll. Në jetë jo gjithnjë kemi momente suksesi; edhe Kristi si një i ri shumë ambicioz, pati edhe ditët e veta të vranëta. Së fundmi, Zoti deshi ta merrte pranë vetes dhe të atit Gjeloshit, që e deshi pafund e anë.
Ja si e përcjell publicisti Bardhyl Ukcamaj dhimbjen për humbjen e tij
Ti ishe krenar dhe e dashuroje familjen, fisin tend Ukcamaj, vendin tend, Shqiperine ku linde. “A strong-Albanian” ishte your nickname. Nje shqiponje te madhe kishe skalitur ne zemer e mbi shpinde.
Ti e dashuroje Ameriken, token e lirise dhe i sherbeve me besnikeri.
Sot, jemi zemerthyer, nga ikja jote dhe e Gjeloshit, por jo te thyer, ne familja jote, fisi jot, miqte tane te shumte.
Dikur te thashe – perse stuhite nuk i rrezojne lisat e larte? Sepse kane rrenje te thella e te forta. Rrenjet tona
Kris u rriten ne shkrepat e Merturit, e ato do e mbajne gjithmone trungun e forcojne edhe me shume deget e tij.
E kane kaluar sproven e stuhive!
Te premtoj se kete rrefenje do ti them shpesh djalit tend, e birit tone Leo.
Lamtumire, Kristi yne! Kurre nuk do ta harroj buzeqeshjen dhe ambicien tende.
Ndonjehere edhe i leme punet ne mes, e ti për ne ike shume heret. Nje dite te gjithe do te bashkohemi, me ty, Gjeloshin, gjysherit e stergjysherit tane… tek te shumtet.
Deri atehere, lamtumire!!!