Numri i të vdekurve nga sulmi terrorist pasditen e djeshme në aeroportin e Kabulit ka arritur në 170.Mes të vdekurve janë edhe 13 amerikanë , anëtarë të ushtrisë dhe britanikë, ndërsa mbi 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Pavarësisht sulmit përsëri mijëra njerëz janë mbledhur në aeroport për të lënë Afganistanin.
Sulmi, i cili shkaktoi një alarm global, ka bërë që një numër shtetesh anëtare të NATO -s të ngrijnë operacionet e evakuimit nga aeroporti i Kabulit.
Pas sulmit Shteti Islamik mori përgjegjësinë. Shteti Islamik i Khorasan u ngjit në vitin 2015, si rezultat i përhapjes së grupit ISIS jashtë Irakut dhe Sirisë.