Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në të gdhirë një grup afganësh që mbërritën në vendin tonë. Në shoqërinë e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim dhe Olta Xhaçkës, kreu i qeverisë priti 60 qytetarë të shpëtuar nga Afganistani, i cili ra në dorë të regjimit të talebanëve.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ kryeministri thekson se deri më tani kanë mbërritur në vendin tonë 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq.
MESAZHI I RAMES
MIRËMËNGJES PA U GDHIRË
dhe nga Rinasi ku deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre, ju uroj një fundjavë të qetë.