Prania e variantit “Delta” ka rritur ndjeshëm numrin e rasteve të reja dhe viktimave në të gjithë botën, por vendi më i prekur është Kosova.
Nga të dhënat e Universitetit Johns Hopkins rezulton se Kosova është vendi me vdekshmërinë më të lartë, bazuar në shifrat e jetëve të humbura të kësaj jave. Nga data 20 deri më 26 gusht, në Kosovë kanë humbur jetën 85 persona si pasojë e koronavirusit.