Kryeministri Edi Rama ka pranuar se burgjet në Shqipëri kanë mjaft probleme, në lidhje me dhunën dhe kushtet e jetesës në qeli.
I pyetur nga Huffington Post Italia, Rama tha se Shqipëria është një Italia e vogël, kemi probleme, por duhet të mësojmë nga gabimet e vendit fqinj.
Pjesë nga Intervista:
Pyetje: Në Itali është folur shumë për dhunën dhe kushtet e jetesës në burgje, pas videos së rrahjeve të policëve të burgut në burgun Santa Maria Capua Vetere, e keni parë? A është situata e burgjeve një temë edhe në Shqipëri?
Edi Rama: Më lejoni të them vetëm se Shqipëria është një Itali e vogël, me probleme shumë të ngjashme, por me avantazh dhe se duke qenë më tej ka mundësinë të shikojë drejt së ardhmes duke mësuar nga gabimet e Italisë dhe duke ditur se çfarë na pret, nëse bëjmë të njëjtat gabime.