Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, shpreh ngushëllime e tij të sinqerta për ndarjen nga jeta të ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, në moshën 73-vjeçare.
Në mesazhin e tij, Ruçi thekson se Kolë Berisha ishte një politikan vizionar dhe me integritet, simbol i urtësisë, tolerancës, përkushtimit, veprimit politik e kombëtar dhe kryeparlamentarit mendjehapur, me integritet e të matur.
“Me dëshpërim mora lajmin për ndarjen nga jeta të personalitetit të shquar, ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha.
Kolë Berisha ishte një personalitet poliedrik: mësues dhe edukator me influencë, shkrimtar i shquar, njeri i aksionit politik, luftëtar i lirisë, veprimtar i palodhur shoqëror dhe frymëzues i tolerancës e mirëkuptimit, deputet i respektuar dhe kryeparlamentar autoritar.
Kolë Berisha i shërbeu Kosovës me vizionin, lidershipin dhe energjitë e tij, përndjekjen prej rregjimit serb, librat dhe veprën letrare, kontributin në LDK dhe në jetën politike, mbjelljen dhe shpërndarjen e frymës së pajtimit politik e njerëzor, si deputet i palodhur dhe së fundi edhe si Kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Kolë Berisha ishte simbol i urtësisë, tolerancës, përkushtimit, veprimit politik e kombëtar dhe kryeparlamentarit mendjehapur, me integritet e të matur.
Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emtin tim i shpreh familjes, institucioneve dhe popullit të Kosovës ngushëllimet për këtë humbje të madhe.”, shkruan në mesazhin e tij Gramoz Ruçi.