Empoli mori një fitore historike mbrëmë në Torino. Miqtë mposhtën 0-1 Juventusin e Allegrit dhe milionave, teksa një pjesë të këtij suksesi kishte edhe Nedim Bajrami. Fantazisti që ka marrë ftesën nga kombëtarja shqiptare pret ende lejen e FIFA-s për t’u veshur kuqezi, ndërsa tregoi edhe njëherë formë të lartë sportive.
Goli që vendosi sfidën nisi nga ai, duke pasuar një top në krah që iu kthye sërish. Marrje perfekt, rrotullim dhe topi që u ndal nga mbrojtësit, për të shkuar në këmbët e Mancosu, me kapitenin e Empolit që shtangu Torinon bardhezi. Edhe njëherë Bajrami tregoi klas dhe cilësi, me Shqipërinë që do fitonte fantazi nëse FIFA e lejon lojtarin të veshë një fanellë të ofruar nga Reja.