Albin Kurti, ka anuluar udhëtimin për në Austri ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021.
Mësohet se shkak për këtë bëhet situata e Covid-19, ku numri i të infektuarve dhe të shtruarve në spital ka kapur shifra shqetësuese.
Në lidhje me këtë gjendje Kurti pritet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare pasditen e sotme.
“Sot pasdite kryeministri Kurti do të thërras mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës. Për orën e mbledhjes do të njoftojmë së shpejti”, thuhet në njoftim.