Ish-kandidati për asamble të Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hamdi Shartari, ka vazhduar me ofendime në rrjete sociale.
Ditë më parë ai ka reaguar ashpër ndaj deputetit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e Listës Guxo, Burim Karameta i cili kishte dal me një postim kundër ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me shtesat prej 60 eurove për stafin mjekësore.
Lidhur me reagimin e Karametës, Shartari e ka sharë me rob shtëpie deputetin e Listës ‘GUXO’.
Por, ish-kandidati nuk është ndalur me kaq, ai ka filluar tani të ofendoi edhe qytetarët në rrjete sociale.
“Në Ferizaj e kie nanen a?, i është drejtuar Shartari një komentuesi.