Florenc Hoxha, ish-shef komisariati në kohën e PD dhe më pas drejtor i Policisë Bashkiake gjatë kohës që Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha, tashmë më në fund e ka kuptuar se edhe ky i fundit paska 300 spartanët e tij.
Njëri prej tyre qenka publik dhe na tregon ngjarjen, ndoshta ka parë filmin dhe mendja e tij menjëherë ka shkruar tek Luli.
Florenc Hoxha, në një postim në rrjetet sociale, ndersa kujton pushtimin e Leonida, kupton se edhe Luli paska “spartanët” e tij.
“Ngushtica e Termopileve u mbajt për 3 ditë nga vetëm 300 spartanë kundër një ushtrie të madhe persiane (mbi 100 mije lufterare nga e gjithe lindja e meseme te udhehequr nga mbreti Kserks)
Mbreti Leonida dhe 298 nga rojet e tij me besnike u flijuan ne ngushticen e Termopileve vetem sepse orakullet e Delpich dhe nje senator i rendesishem nuk lejuan ushtrine spartane te shkonte ne lufte pasi ishin blere me florinj nga Kserksi qe me pas pushtoi olimpin. Rama=Kserks….edhe pse termopilet jane larg ti do te deshtosh me turp para spartaneve te Lulzim Bashes.”-shkruan Florenc Hoxha.
Leonida fitoi dhjetëra beteja, deri sa u mposht me tradhëti.
Ndërsa Luli vetëm ka humbur dhe vetëm ka mbjellë përçarja me tradhëtitë e tij.
Leonida kishte 300 spartanë, Enveri kishte 200 petrita, Luli ka Florenc Hoxhën me 298 të tjerë që vetëquhen “spartanët e Lulzimit”. Bravo Luli ti je Leonida.