Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistit Sherif Merdani.”Lamtumirë Sherif Merdani” ka shkruar shkurt kryeministri në një postim në Facebook.
Këngëtari i shquar u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 81-vjeçare. Ikja e tij është një humbje e madhe për botën e artit shqiptar.
Merdani njihet si një ndër këngëtarët më të mëdhenj të muzikës së lehtë shqiptare. Pas Festivalit të 11-të ai, ai edhe disa kolegë të tij, u përndoq nga regjimi i Enver Hoxhës dhe përfundoi në burg, ku u dënua me 16 vite. Pas viteve ’90 Merdani ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.