Shqipëria ka pritur këto ditë refugjatët e parë afganë që do të mbërrijnë në vend.
Ata janë akomoduar në resortet e Durrësit dhe në konviktet e Qytet Studentit. Atmosfera e krijuar dhe qetësia që ata kanë përftuar me mbërritjen në Shqipëri, është pasqyruar nga korrespondentja e BBC, Yalda Hakim.
Ajo ka publikuar një video në “Tëitter” ku shihen disa fëmijë duke lozur në ambientet e kampusit studentor.
“Fëmijë afganë të cilët vetëm pak ditë më parë ikën nga tmerret e luftës, duke shijuar jetën e tyre të re në Tiranë, Shqipëri”, shkruan gazetarja në “Twitter”.