Një ngjerje e rëndë kriminale është parandaluar ditën e sotme nga Policia e Durrësit.
Si rezultat i operacionit policor të koduar “Misioni”, janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, 2 prej tyre me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe pronës, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. Policia bën me dije se tre të ndaluarit dyshohet se do kryenin një vrasje, kundrejt pagesës.
Finalizohet operacioni në Vlorë, disa të arrestuar, ja çfarë zbuloi droni (Detajet zyrtare)
“Detyra është të mendojmë dhe kritikojmë të zgjedhurit e Lulit në Kryesi, jo të Ramës në qeveri”, Manjani del me deklaratën e fortë: Dhe mos harroni që fajin e ka…
Horoskopi i së hënës/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e sotme: Kujdes kujt i besoni paratë tuaja
Janë vënë në pranga: Aldi Mustafa, 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani;
Uran Zyka, 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”. Të dy këta shtetas janë me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit. Tahir Gjinika, 33 vjeç, banues në Durrës.
Këta shtetas qarkullonin në lagjen nr.15, Durrës, me mjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin Aldi Mustafa. Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, të tre shtetasit kanë tentuar të largohen duke goditur mjetin e shërbimit të Policisë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në operacion, por nuk kanë mundur dot pasi janë bllokuar nga mjete dhe shërbime të tjera të Policisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën: 3 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, 1 armë zjarri mitraloz me fishekë në fole gati për qitje, municion luftarak, 2 laptopë, 9 telefona celularë dhe 1600 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
Strukturat hetimore të Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë intensivisht punën hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti.