Kryeredaktori i “RD”-së, Bledi Kasmi, ka reaguar pas habisë që shkaktoi tek demokratët një lajm i botuar nga kjo gazetë, kundër Sali Berishës.
Bëhet fjalë për botimin e intervistës së sekretares së re të PD-së, Jonila Godole, e cila kërkoi largimin e Sali Berishës nga PD.
“Asgje nuk na lekund nga besimi se Berisha ne funksionet e tij te te berit shtet dhe opozitar, ne te gjithe dimensionin e tij politik mbetet burre shteti, por fjala e lire eshte tjeter, pasqyrimi i saj eshte tjeter dhe qendrimet mbi to krejt tjeter.
Mirenjohje te gjithe lexuesve per sygjerimet e tyre”, shkruan Kasmi në reagimin e tij.
E habitshme është në fakt, që intervista e Godoles kundër Berishës u publikua në të njëtën kohë nga “RD”, por dhe vetë portali i familjes Berisha.
Gjë që ngre dyshime, se në fakt mund të kemi të bëjmë me një provokim se si do të reagonin mbështetësit e Berishës, nëse do të kërkohej largimi i tij nga PD.