Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhely gjatë fjalimit të tij në Forumin Strategjik i BE në Bled të Sllovenisë, është ndalur tek integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Varhelyi mori si shembull Afganistanin duke thënë se BE nuk mund të dështojë në të njëjtën mënyrë edhe me Ballkanin Perëndimor.
Më tej komisioneri europian ka theksuar se hapat duhet të merren në kohë për të integruar Ballkanin Perëndimor në BE.
Varhelyi: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Be është koncepti i duhur për tu diskutuar. Zgjerimi është më shumë proces administrativ më shumë se politik. Por sot duhet të diskutojmë se si do bëhet Ballkani Perëndimor pjesë e BE. Ajo që ne dimë dhe kemi shembull dhe përvojë është ajo e Afganistanit.
Ballkanin Perëndimor e kemi këtu dhe kjo është përgjegjësi shumë më e lartë. Nuk mund të dështojmë me Ballkanin Perëndimor. Ti Integrojmë ata në aspektin politik, në ekonomi në siguri. Nuk ja lejojmë dot vetes këtë që të dështojmë. Të ushtojmë një pushtet të butë dhe t’i motivojmë.
Edhe në Ballkan duhet të ketë bindje nga brenda që duhet të bëhen pjesë e BE. Duhet të jemi të motivuar dhe oferta është e vërtetë për këtë duhet të flasim dhe si ta përshpejtojmë. Afganistani na jep mësim se nuk kemi kohë për të humbur. Të marrim vendimet e duhura dhe të ec përpara rajoni. Ne ashtu shikojmë se shoqëria dhe ekonomia e Ballkanit po integrohet pak nga pak në BE.