Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka mbështetur sot nismën “Open Balkan” në forumin strategjik për të ardhmen e Europës që po mbahet në qytetin Bled të Sllovenisë.
Ai u shpreh i sigurt se nisma ecën paralelisht me procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE.
Pahor tha se nismën “Open Balkan” e ka mbështetur që në nisjen në Novi Sad dy vite më parë dhe e sheh si potencial të madh për rritjen ekonomike, sociale dhe karakterin tërheqës të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Zgjerimi i BE-së nuk është përparësi për momentin, por një përpjekje e përgjithshme për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të mbetet përparësi. Bosnja përbën një sfidë të posaçme për një sërë arsyesh”, u shpreh Pahor.
1-Në përfitim të BE dhe Ballkanit Perëndimor nëse gjithë vendet e ballkanit do të anëtarësohen. Vonesa apo shtyrja e zgjerimit mund të sjellë pasoja të paparashikuara e padëshiruara për dy palët.
2-Interesi gjeopolitik në zgjerimin e BE është i ndërsjelltë. BE ka apo duhet të ketë interes gjeopolitik në zgjerimin e rajonit dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë interes për t’u anëtarësuar.
3- Përgjegjësia për zgjerimin është e ndërsjelltë. BE duhet të këmbëngulë me vullnet të fortë për zgjerimin e tij drejt Ballanit, si përparësi, dhe vendet e rajonit duhet të dëshmojnë gatishmëri, të përqafojnë vlerat themelore të BE e të zgjidhin konfliktet.
4- Zgjerimi i BE është po kështu e më tepër duke u bërë çështje kohe. Ritmi i ngadaltë ka 4 pasoja negative, qoftë për vetë unionin apo vendet.
-dobëson besimin
-ngadalëson reformat
-rrit nacionalizmat
-hap hapësirë për ndikimin e vendeve të treta
Ndalimi i procesit të zgjerimit amplifikon në fakt idetë naive dhe për mua të rrezikshme për ndryshimin e kufijve. Kufijtë e rinj nuk mund të përvijohen në mënyrë të paqtë. Është deklaratë e vendosur. Vetëm zgjerimi mund të forcojë parimin e integritetit territorial dhe sigurinë e rajonit dhe gjithë BE.
5-Unë besoj se në strategjinë e vet të zgjerimit, BE duhet ta shohë Ballkanin Perëdnimor si të tërë, jo si pjesë të veçanta, jo siç po ndodh tani. Nuk nënkupton së rreshturi së negociuari me qeveritë.Kjo nënkupton se BE dhe shtetet anëtarë duhet të bëjnë më shumë që procesi i zgjerimit të ketë produkt pozitiv. Shkurtimisht këto vende duhet ta shohin procesin e zgjerimit si stimul për bashkëpunim e jo konkurrencë.
6- Rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të bëjë përpjekje më të mëdha për t’u bërë më tërheqës. Kam mbështetur nismën “Open Balkan” që dy vite më parë. Jam i vetëdijshëm për pikëpamjet e ndryshme, por jam i sigurt se nisma ecën paralelisht me procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE. Nuk do të flisja kurrë në favor të kësaj nëse do ishte nismë kundër BE. Nisma Open Balkan ka potencial të madh për të përshpejtuar proceset ekonomik e sociale dhe do të rritë karakterin e tyre tërheqës. Më lini ta them edhe njëherë. E di shumë mirë se ka pikëpamje të ndryshme kësaj nisme, por më lini të pohoj se si duhet të vazhdohet së bashku”., u shpreh Pahor.