Ditmir Bushati është përzgjedhur sot në Asamblen e Partisë Socialiste si kandidat për kryesinë e PS dhe akademinë politike. Lidhur me këtë vendim të Ramës, ka reaguar për mediat edhe vetë Bushati.
“Ju falenderoj për interesin që keni për asamblenë. Shpresoj të zgjidhem dhe të vazhdoj kontributin tim për Partinë Socialiste.
Kam përshtypjen që në fjalën e tij Rama e cilësoi që ka vend për të përmirësuar debatin politik dhe përmirësimi i hapësirës së debatit politik duhet të vazhdojë nga Partia Socialiste”, tha Bushati.