Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shkuar sot për të takuar nga afër refugjatët afganë që kanë ardhur për t’u strehuar në Shqipëri.
Teksa i takoi të gjithë, Veliaj vendosi që të ndante me ta edhe një histori nga jeta e tij, ndoshta për t’i bërë të ndjehen më mirë edhe pse janë larguar nga vendi i tyre.
Ai u tregoi se kur ka qenë vetëm 10 vjeç, ka kaluar malin për të shkuar në Greqi pasi kishte ëndërr që të bëhej futbollist.
“Kur unë jam larguar nga Shqipëria, si refugjat, kam qenë 10 vjeç dhe doja të bëhesha futbollist. Kemi ecur 3 ditë për të shkuar nga mali në Greqi.
Kështu që kur dëgjoj historinë tuaj qëndron ajo fjala që thotë kryeministri ynë që para 30 vitesh edhe ne të gjithë kaluam vitin histori, të ngjashme me Afganistanin, u detyruam të largoheshin,”- rrëfen Veliaj.
Mirëpo ne nuk dalin llogaritë. Veliaj ka lindur në vitin 1979, ndërsa u ka treguar afganëve se vetëm 10 vjet më pas, në 1989 ka emigruar në Greqi.
Regjimi komunist në Shqipëri nuk e humbi për asnjë sekondë vigjilencën para vitit 1990, duke ngritur pikëpyetje sesi ka dalë Veliaj nga Shqipëria.
Ndërkohë që në një intervistë tjetër ka bërë me dije se 12 vjeç ndihmonte familjen për të siguruar të ardhura duke shitur fiq.
“Po kam shitur fiq kur kam qenë 12 vjeç,“-shprehet ai, pra i bie që është kthyer nga Greqia kaq shpejt?
Mos ka qenë shumë herë më i madh kur ka kaluar kufirin dhe ka ndërruar vitin? Apo e gjithë historia nuk ka ndodhur kurrë?
Presim që të dëgjojmë vazhdimin e sagës, e cila me siguri do të zbulohet në takimin e radhës me afganët. Mbetemi në pritje…