Bujar Nishani ka reaguar për emërimet e radhës së qeverisë, duke i quajtur atë “kukull” në duart e Edi Ramës, i cili ka kapur çdo gjithçka.
Por sipas Nishanit, kjo qeveri po përgatitet me zell të kap mandatin e katërt, pasi opozita e kryesuar nga Lulzim Basha është rehat, ka kohë të organizohet e të reagoj deri sa të vijnë zgjedhjet e ardhmshme.
Sipas Nishanit, Basha nuk ka asnjë parapërgatitje, asnjë vizion, asnjë projektim, asnjë strategji, për të mundur Ramën edhe pas 4 vitesh.
Lexoni statusin e tij:
Shqiptarët edhe katër vitet e ardhshme me një Qeveri Kukull, manekinë të garderobës në errësirë të një njeriu që ka marrë peng gjithshka në këtë vend.
Peng qeverisjen, peng parlamentin, peng drejtësinë, peng ekonominë, peng sistemin politik, peng vetë shtetin, peng Shqipërinë.
Pengmarrësi, ndërsa tallet përsëri me shqiptarët me një “Qeveri Kukull”, pregatitet me zell për të fituar garën e ardhshme.
Çdo kukull në funksion të grabitjes elektorale të rradhës !
Po Opozita ?
Opozita është rehat ! Ka kohë !
Ohu…., deri sa të vijnë zgjedhjet, shohim e bëjmë !
Asnjë parapregatitje, asnjë vizion, asnjë projektim, asnjë strategji !
Do të “sajojë” diçka edhe atëhere !