Kanë dalë emrat e anëtarëve të rinj të Kryesisë së Partisë Socialiste. Gjatë votimit në Asamblenë Kombëtare të PS-së sot u zgjodhën anëtarë të kryesisë së partisë Olta Xhaçka, Evis Kushi, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Blerina Gjylameti dhe Mimi Kodheli.
Nga 10 kandidatura femra, janë zgjedhur 6. Olta Xhaçka, Evis Kushi dhe Mimi Kodheli janë rikonfirmuar si anëtare të Kryesisë. Ndërsa, Belina Balluku, Blerina Gjylameti dhe Ogerta Manastirliu janë anëtaret e reja në Kryesinë e PS.
Ndërsa nga lista e meshkujve është zgjedhur anëtar për në Kryesinë e PS-së, Arben Pëllumbi, Armando Subashi, Ilir Beqja, Pandeli Majko, Ditmir Bushati, Erion Braçe.
Në Asamblenë e PS, kryeministri Edi Rama tha se janë 2 lista, në listën e burrave 10 kandidatura, për 6 vende janë: Pandeli Majko, Erjon Braçe, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj, Arben Pëllumbi, Eduard Shalsi, Armando Subashi, Fatmir Xhafaj, Pjerin Ndreu, Ervin Demo,
Në listën e grave janë: Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku, Olta Xhacka, Ermonela Felaj, Ervis Kushi, Milva Ikonomi, Mimi Kodheli, Klotilda Ferhati, Blerina Gjylameti, Almira Gjembulla.
Ndërkohë, ajo që bie në sy është paradoksi që disa prej të zgjedhurve në Kryesi kanë me bilancin e votave të marra në 25 prill.
Lista e Grave:
Fiton:
Belinda Balluku 207 vota
Blerina Gjylameti 199 vota
Evis Kushi 183 vota
Mimi Kodheli 179 vota
Ogerta Manastirliu 204 vota
Olta Xhaçka 180 vota
Nuk Fiton:
Almira Xhembulla 94 vota
Ermonale Felaj 117 vota
Klotilda Ferhati 114 vota
Milva Ikonomi 175 vota
Lista e Burrave:
strong>Fiton:
Arben Pëllumbi 203 vota
Armando Subashi 177 vota
Ditmir Bushati 204 vota
Erjon Braçe 174 vota
Ilir Beqja 173 vota
Pandeli Majko 198 vota
Nuk Fiton:
Eduart Shalësi 116 vota
Ervin Demo 98 vota
Fatmir Xhafaj 137 vota
Pjerin Ndreu 166 vota