Polonia arriti që të fitojë ndaj Shqipërisë në shifrat 4-1. Për këdo tifoz që e ka humbur këtë përballje dhe sheh vetëm rezultatin, sjell në kujtesë vitet e shkuara të Kombëtares tonë që nuk janë të bukura për t’u kujtuar. Por nga ana tjetër Shqipëria zhvilloi një paraqitje më shumë sesa dinjitoze duke dominuar kundërshtarin në pjesën më të madhe të ndeshjes.
Ndërkohë polakët ishin gjakftohtë në zonë duke shfrytëzuar thuajse çdo goditje të vetme në drejtim të Berishës. A është rezultat i gënjeshtërt? Këtë e kanë pohuar edhe vetë futbollistët e Polonisë pas ndeshjes, duke nisur që me Leëandoëski.
Lewandowski: “Rezultati ishte padyshim shumë herë më i mirë sesa loja që bëmë ne. Por unë shijoj katër golat dhe tre pikët. Duhet të përmirësohemi me kontrollin e topit”.
Kamil Jozëiak: “Në pjesën e parë nuk e kishim fare kontrollin e ndeshjes. I kemi dhënë shumë hapësirë rivalit tonë. Vetëm një goditje standarte dhe që shënuam. Jam i gëzuar që luajtëm më mirë në pjesën e dytë”.
Adam Buksa: “Unë nuk e kam kuptuar ende se po luaj me futbollistin më të mirë në botë. Është e vërtetë që rezultati nuk pasqyron panoramën e ndeshjes”.