Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të koronavirusit.
Lajmin e bën të ditur portali Metro duke cituar burime nga Ministrja e Punëve të Jashtme ndërsa thuhet se Donika Gërvalla po trajtohet në Gjermani.
Lajmi është shpërndarë edhe nga mediat e tjera. Por, për këto raportime nga zyra për media e kësaj ministrie nuk ka ende një përgjigje.
Gazeta Express ka folur zëvendësministrin Kreshnik Ahmeti dhe me Blerta Aliun nga zyra e Gërvallës, por asnjëri s’ka pranuar që të jap informacione për këtë çështje.
I pyetur nëse Gërvalla ndodhet në Kosovë, Ahmeti ka sugjeruar që për këtë punë të pyetet Aliu, e cila po ashtu nuk ka pranuar të flasë dhe dhe ka mbyllur telefonin.