Kryeministri Edi Rama ka sqaruar dorëheqjen e Lefter Kokës nga mandati i deputetit dhe Erion Braçes nga posti i zëvendëskryeministrit.
Kreu i qeverisë zbulon në një intervistë për Opinion se Erion Braçe ka vendosur që të japë dorëheqjen duke pranuar të mbajë vetëm mandatin e fituar të deputetit në qarkun e Fierit gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2021.
Edi Rama: Gramoz Ruçi nuk ka pasur asnjë arsye tjetër, më ka thënë që unë këtu ndalem, jam 70 vjeç dhe është koha që t’i kthejë sa të mundem borxhin familjes dhe nipërve e mbesave. Me Erion Braçen kemi folur paraprakisht dhe me shumë sinqeritet më ka thënë që unë nuk jam barra e askujt dhe jam në dispozicion si deputet kështu që mos ki asnjë shqetësim.
Rama gjithashtu sqaroi dhe dorëheqjen e Lefter Kokës që sipas tij ishte me vullnetin e tij të plotë. I pyetur nëse kjo tërheqje ishte një manovër për t’ia kaluar mandatin një kandidati tjetër, Rama thotë se Lefter Koka kishte qëllim vetëm fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhje.
Pyetje: Pse dha dorëheqje Lefter Koka?
Edi Rama: Për atë që kishte shkruar. Ciklet nuk mbarojnë sipas sezoneve të emisioneve.
Gazetari: A mori mandatin dhe ja bëri dhuratë dikujt tjetër?
Edi Rama: Juve të bëni të prekësh veten për të parë nëse jemi në ëndërr. Votat i ka marrë PS-ja. Dhe është një numër i caktuar vendesh, nëse dikush dëshiron të kalojë stafetën, e kalon. Ai ka bërë atë që se ka bërë asnjë në historinë e politikës shqiptare. Ka ikur sepse donte fitoren e Partisë Socialiste. Lindita Nikolla është personi më i duhur për shkak të kontributit që ka dhënë. Është një person që gjatë gjithë rrugëtimit të vetë ka treguar përkushtim, seriozitet dhe ndershmëri. Është një person i prirur për të folur me të gjithë ku e ka vvërtetuar me kalimin e ligjit për arsimin. Është një grua zonjë.