Duket se eurodeputet grekë nuk janë prekur aspak prej dramës që ka ndodhur ditët e fundit në Afganistan, si dhe shqetësimit në rritje të rikthimit të talebanëve në pushtet mbas 20 vitesh.
Ka qenë eurodeputetja se Demokracisë së Re, Ana Mishel Asimakopulu,e cila mban njëkohësisht edhe postin e zv-kryrtares së komisionit të tregtisë ndërkombëtare të BE, cila i ka kërkuar informacion urgjent prej Tiranës zyrtare, Këshillit të Europës dhe parlamentit europian, sesa do të jetë numri final i afganasve që do të strehohen në vendin tonë, ku do të strehohen, sa kohë do të qëndrojnë në territorin e vendit, dhe nëse prania e tyre pritet të përkeqësojë të drejtat e minoritetit etnik grek që jeton prej vitesh nën “presionin” e autoriteteve shqiptare.
Shqetësim mbetet thotë ajo, nëse prania e tyre në Shqipëri, do të shtojë fluksin e emigrantëve që do të tentojnë të hyjnë në Greqi nëpërmjet kufirit dypalësh.
Interesimi i eurodeputetes greke ka sjellë jo pak habi në qarqet e parlamentit europian, të cilët thonë se vendimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama për strehimin e rreth 4000 refugjatëve politikë të ndjekur prej talebanëve është një akt human dhe solidariteti për t’u admiruar, dhe në këtë vendim nuk ka aspak asnjë gjë për t’u shqetësuar, sepse vendi unë ka firmosur të gjitha kartat në mbrojtje të minoriteteve, ndërsa nuk ka asnjë referencë për presion ose shkelje të të drejtave të minoriteteve në vendin tonë.
Në çdo rast, duket edhe përballë krizës humanitare të Afganistanit dhe rrezikut real për jetët e mijëra prej tyre, politika greke nxiton të rrisë presionin ndaj Tiranës zyrtare, pa humbur rastin për t’i kujtuar se problemet dypalëshe prevalojnë mbi nevojën e shpëtimit të jetëve të mijëra fatkeqëve të ndjekur prej regjimit gjakatar të talebanëve.