Ethet e socialistëve mbaruan tani të gjithë, filluan punën nëpër vendet e tyre të ngarkuara. Kishte shumë socialistë të trishtuar disa ishin të qeshur. Një Asamble ku foli vetëm kryeministri Rama dhe i tha të gjitha, ai formoi kabinetin e tij qeveritar, sekretariatin dhe drejtuesit në qarqe.
Nga pamjet e transmetuara në media dukej se socialistët, nuk ishin në dijeni të emrave edhe pse nëpër media dilnin emra ku të cilët shumica prej tyre nuk dolën të vërtetë.
Rama mori në “gjirin” e tij qeverisës 12 gra duke e tejkaluar kuotën gjinore, ndryshe nga talebanët në Afganistan që formuan një qeveri vetëm me burra.
Surpriza e kësaj asambleje ishte emri i Taulant Balla njeriu më i votuar në Shqipëri, kur të gjithë prisnin që Rama ti besonte një post ministror.
Ai jo vetëm që nuk ja dha por e largoi edhe nga posti i sekretarit të PS. Rama në Asamble tha se Taulanti nuk mund të mbajë dy kunguj në sqetull dhe ia hoqi njërin duke e lënë vetëm me postin e kryetarit të grupit parlamentar. Por duket se Rama nuk u ndal me kaq ai e spostoi Ballën nga Elbasani ku ai prej 16 vitesh ishte deputet i saj zone dhe ishte hambari i votave për partinë socialiste.
Pas Asamblesë kryeministri Rama ishte i ftuar në një emision televiziv ku ka folur për herë të parë për largimin e Taulant Ballës nga pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm të PS, post të cilin e mori Damian Gjiknuri.
Sipasramës Balla është kryetar i grupit parlamentar, një detyre me ngarkesë të madhe. Ai u shpreh se PS në disa aspekte është shumë më lart se partitë e tjera, por në disa aspekte të tjera është njësoj.
“Pyesni për Taulantin, Taulanti është kryetari i grupit parlamentar të PS është një detyre që ka një ngarkesë të madhe. Ndarja e detyrave lidhet me faktin, sepse kemi një objektiv të ri për partinë, në funksion të një transformimi që është jetik për demokracinë në Shqipëri. Partitë politike shqiptare nuk mund të vazhdojnë kështu. PS është ku e ku me disa parti në disa aspekte, por në disa aspekte të tjera është njësoj në raport me mosushqimin në fazat midis zgjedhjeve kur vihet në pozicion si makineri elektorale. Për mua është shumë e qartë dhe kohë pas kohe do të arrijmë që duke bërë gjera, do kuptohet se çfarë do bëjmë. Na duhet një sekretar që të jetë non stop i angazhuar,. Është rritur volumi i punës për këto dy pozicione” tha Rama.
Disa muaj më parë kryeministri Rama tha se në kabinetin qeveritar në mandatin e tretë do vlerësohen njerëzit që kanë marrë më shumë vota dhe kanë kontribuar për partinë socialiste. Por duket se në rastin e Ballës i cili ishte duke marrë mandatin e 9 në qarkun e Elbasanit dhe e humbi për vetëm 40 vota, Rama nuk ia njohu fare meritat. Duket se largimi i Ballës nga kjo detyrë ka një prapavijë interesash politike, një marrëveshje të tijën me Partinë Demokratike.
Ndërkohë që nga zërat pranë opozitës që janë edhe kundër linjës së Bashës ka pasur teori se këto mënjanime janë që kanë marrë edhe bekimin e kryedemokratit, duke e akuzuar për një bashkëpubnim mes dy kundërshtarëve politik. Teori konspiracioni apo vërtetë? Kjo pritet të vërtetohet në ditët e ardhshme.
Caktimi i Gjiknurit si numri dy i PS-së tashmë e bën atë edhe njeriun që mund të negociojë zyrtarisht me opozitën, duke shmangur Ballën, edhe pse ai do të jetë zëri zyrtar i PS-së në Parlament, si kryetar grupi./Gazeta Shqip