Top Channel për disa vite rresht është në krye të listimeve të faqeve që analizojnë shikueshmërinë e kanaleve të Youtube.
Kanali Top Channel Albania ka arritur në 3.4 miliardë shikime të prodhimeve të saj nga të cilat 1.5 miliardë janë vetëm në sezonin televiziv të vitit 2021.
Top Channel ka shikueshmëri 2.5 herë më të lartë se ndjekësi më i afërt televizion Klan dhe dy herë më shumë se të gjitha mediat e tjera së bashku.
Top Channel është televizioni më shikueshmërinë më të lartë në kanalin e Youtube dhe me numrin më të madh të ndjekësve.
Më 3.4 miliardë shikime në total nga të cilat 1.5 vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2021, Top Channel ka shikueshmëri tre herë më të madhe se sa ndjekësi më i afërt, televizioni Klan dhe dy herë më shumë shikime se të gjitha kanalet televizive së bashku.
Platforma ‘Social Blade’ e cila analizon shikueshmërinë e kanaleve në youtube, e rendit Top Channel në vendin e 713 ndërsa ndjekësin më të afërt, televizionin Klan në vendin e 3562, ose 2849 vende më poshtë.
Rritja e shpejtë e shikueshmërisë së prodhimeve të Top Channel në Youtube e tregon edhe numri i ndjekësve që është rritur me shpejtësi. Në sezonin televiziv të vitit 2017 Top Channel kishte 221 mijë ndjekës dhe 311 milionë shikime.
Një vit më vonë 461 milionë shikime, në sezonin 2019-2020, 793 milionë shikime dhe në sezonin televiziv që u mbyll në gusht të 2021, shikimet shkuan në rekordin e 1.5 miliardë shikime.
Aktualisht kanali i Top Channel ka 1.75 milionë ndjekës dhe shifrat po rriten me shpejtësi.
Arsyeja se përse Top Channel është superfuqi mediatike edhe në kanalin e Youtube janë prodhimet televizive të gjithanshme dhe të suksesshme.
Sezoni i ri që sapo ka nisur ka më shumë surpriza dhe pritshmëritë janë për një rritje me disa herë.