Aktivisti i LGBT Kristi Pinderi ka çmuar lart ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai e quan si politikanin më konsistent në Shqipëri.
Me një shënim në profilin e tij në Facebook, Pinderi, duke komentuar takimin me Berishën kur ai ishte kryeministër, shprehet se ka qenë një super takim.
‘Super takim ka qenë ky! Ironia është që edhe sot pas kaq vjetësh, nuk gjen dot në Shqipëri një politikan me konsistent se ky!
‘Ju gënjen’, na tha Rama, ‘ai nuk e beson atë që thotë’…
Na tha ai që ka 9 vjet që gënjen!’, shkruan Kristi Pinderi në postimin e tij që e ilustron edhe me lajmin e kohës për LGBT.