Socialisti Erion Braçe ka reaguar i revoltuar për rastin e denoncuar dje në media, ku shfaqej me zë dhe figurë drejtori i qendrës shëndetësore “Luz i Vogël” në Kavajë, duke shitur për 50 mijë lekë të vjetra vaksinën Pfizer.
Gazetarët e emisionit Fiks Fare kanë denoncuar këtë skandal me zë e figurë , teksa kanë biseduar jo vetëm me drejtorin e kësaj qendre, por edhe me infermieret që punonin aty. Njëra prej tyre ishte bashkëshortja e drejtorit e ngarkuar me detyrën e përgjegjëses së procesit të vaksinimit.
SHBA sytë te PD, ambasada e bën të qartë se Berisha nuk duhet të jetë në Parlament: Qëndrimi ynë për këtë çështje mbetet i pandryshuar
Berisha frikë për përjashtim nga grupi, hedh në sulm ithtarët e tij për të kërcënuar Bashën, Ngjela paralajmëron fund të hidhur për ish-kryeministrin
PD zien për fatin e Berishës, Bejko kërkon dorëheqjen e ish-liderit demokrat, Nishani i kërkon Bashës të flasë për këtë çështje
“Neveri! Nuk i di rrethanat dhe se si ka ndodhur ne te vertete ne kete rast; Por shitja e mundesise per tu vaksinuar eshte e neveritshme! Pamjet e bejne edhe me shume te tille-nje mjek me cigare ne dore e ne goje, kurre me bluzen e bardhe ne ecejaken e tij nga qendra shendetesore ne kafene e anasjelltas”, shkruan ndër të tjera Erion Braçe.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
NEVERI!
Nuk i di rrethanat dhe se si ka ndodhur ne te vertete ne kete rast;
POR SHITJA E MUNDESISE
PER TU VAKSINUAR ESHTE E NEVERITSHME!
Pamjet e bejne edhe me shume te tille-nje mjek me cigare ne dore e ne goje, kurre me bluzen e bardhe ne ecejaken e tij nga qendra shendetesore ne kafene e anasjelltas.
KJO HISTORI DUHET TE MARRE FUND MENJEHERE!
Nderkohe asnje i tille,
nuk mund te njollosee rrezoj perdhe punen e jashtezakonshme te shumices derrmuese te mjekeve e infermiereve, sanitareve te qendrave shendetesore;
JANE ATA QE NE ME SHUME SE NJE VIT E GJYSEM JANE HERONJTE E VERTETE TE NJE BETEJE TE RREZIKSHME EDHE PER JETET E TYRE!
VO: eshte bere banale por ja vlen ta them: bravo i qofte kujtdo qe denoncon, nga qytetari deri tek gazetari i #FiksFare